Takimet familjare, ministri i Drejtësisë vendos lehtësimin e masave në burgje

08/03/2022 14:48

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka vendosur lehtësimin e masave në burgje për parandalimin e përhapjes së pandemisë.

Mësohet se Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, nisur nga ulja e riskut të infektimeve, nivelit të lartë të vaksinimit, përvojës së fituar dhe situatës aktuale në burgje, i ka propozuar ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja lehtësimin e kufizimeve për parandalimin e përhapjes së pandemisë.

Mes propozimeve të miratuara nga ministri i Drejtësisë janë edhe për të burgosurit gra dhe të mitur, të cilëve do t’u lejohen katër takime në muaj, ndërsa për të burgosurit e martuar, apo që bashkëjetojnë sipas Kodit të Familjes, do u lejohet një takim i zgjatur në muaj.

Mes propozimeve të miratuara nga Ministri i Drejtësisë janë edhe: Për të burgosurit gra dhe të mitur lejohen katër takime në muaj. Për të burgosurit e martuar, apo që bashkëjetojnë sipas Kodit të Familjes lejohet një takim i zgjatur në muaj.

 

Top Channel