Qendra e masazhit përdoret për prostitucion, arrestohet pronari

08/03/2022 08:23

Finalizohet operacioni policor i koduar “Camouflage” ku arrestohet pronari i një qendër masazhesh ushtronte aktivitetin e kundërligjshëm të prostitucionit.

Operacioni policor u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Tiranë, të cilët bënë të mundur vënin në pranga të shtetasit A. D., 29-vjeç, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

Po ashtu, procedohen penalisht dhe dy punëtoret e qendrës së masazheve. Ato janë shtetaset F. D., 19 vjeçe dhe E. T., 20 vjeçe, për veprën penale “Prostitucioni”.

Sipas njoftimit të policisë, 29-vjeçari pasi kishte marrë një ambient me qira, në rrugën “Sami Frashëri”, e kishte përshtatur si qendër masazhesh ku kishte të punësuara dy shtetase, dhe përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht, ushtronin dhe aktivitetin e kundërligjshëm të prostitucionit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel