Protestë për 8 marsin/ Studentët marshojnë para Ministrisë së Arsimit

08/03/2022 15:28

8 marsin që sjell në kujtesë  lëvizjen për të drejtat e grave 1 shekull më parë, disa zgjedhin ta kalojnë sot me lule të dhuruara ose për të dhuruar, disa të tjerë duke vijuar përpjekjet për barazi, për njohjen e statusit të tyre në shoqëri. 

Studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale kanë zgjedhur të mos e festojnë 8 marsin, por të protestojnë për të drejtat e tyre duke marshuar drejt Ministrisë së Arsimit.

“E lidhim me arsimin sepse kjo do të ishte e vetmja mënyrë që vajzat të emancipohen, të jenë të pavarura dhe të mos kenë rolin që u përcakton shoqëria”, tha studentja.

Lule dhe të drejta thërrisnin studentët, teksa tërhoqën vëmendjen e të gjithë kalimtarëve, edhe pse asnjëri prej tyre nuk ju bashkua. Por krah vajzave, në mbështetje të tyre ishin dhe shokët e tyre student që kërkonin më shumë mundësi për edukimin e vajzave.

 “Vajzat duhet të fitojnë lirinë që të mos martohen më të vogla, pa dëshirë. Duhet të shkollohen. Zëri i tyre duhet të jemi ne. të themi të drejtën ne djemtë e kemi më të lehtë”, tha studentja.

Lëvizja e tyre siç paralajmërojnë nuk do të përfundojë me mbarimin ditës se 8 marsit.

Top Channel