Dy anëtarë të Forcave të Mbrojtjes Territoriale të Ukrainës janë martuar teksa në vend dëgjohen shpërthime bombash.
Bëhet fjalë për Lesia Ivashchenko dhe Valerii Fylymonov, të cilët janë fotografuar gjatë ceremonisë së tyre të veshur me uniformë, ndërsa të gjithë “të ftuarit” ishin ushtarë.
E ftuar në “Ftesë në 5”, Lesia tha se nuk e mendonte që do i ndante lufta dhe me lot në sy u shpreh se do të donte që të ishte me familjen e saj në shtëpi, jo e veshur me rroba ushtarake dhe gati për betejë.
“Bashkëshorti im dhe unë jemi në Kiev, ndërsa vajza jonë është e sigurt në një vend të Ukrainës, por larg Kievit. Do të doja që familja të ishte së bashku dhe të mos n andante lufta. Më mungon shumë vajza dhe bashkëshorti. Ishte hera e parë që e pashë që prej fillimit të luftës dhe ai është sërish në vijën e parë të luftës në vendin e tij dhe nuk e di kur kam për ta parë sërish. Nëna ime i mbijetoi luftës së dytë botërore dhe duhet të përjetojë këtë luftë, por vendosi të qëndrojë në Kiev”, tha Lesia.
E pyetur se si është raporti burra e gra në Kiev, Lesia tha:
“Sot ne jemi të barabartë në shërbimin ushtarak sepse ka gra të cilat nuk janë vetëm në kuzhinë apo spitale, por janë në frontin e luftës me snajpera por janë duke luftuar me anët e tjera dhe jam shumë e lumtur. Është dëshira jonë që t’i bashkohemi mbrojtjes. Ne mund të mbrojmë tokat dhe jetët tona.”
Top Channel