Perlat Sheqeri, shoku i 20-vjeçarit Shkumbin Brati që humbi jetën në një aksident tragjik së bashku me të fejuarën dhe tre persona të tjerë në Fushë-Krujë ka dhënë një mesazh të fortë.
“Po lahen rrugët e Shqipërisë me gjak”, tha Perlati në një lidhje live për ‘Shqipëria Live’ duke i bërë thirrje të rinjve që të bëjnë kujdes kur drejtojnë makinën.
Ndër të tjera tha se Shkumbinin e kishte si djalin e tij dhe e konsideron si një të ri që nuk pushtonte për asnjë moment dhe natën kur pësoi aksidentin po kthehej nga një eveniment.
Perlat: Është shumë e vështirë, është shumë e rëndë. Jam një nga miqtë e shumtë të asaj familje që sot i bashkohemi të gjithë. Është vdekje shumë tragjike. Është e vështirë për çdo njeri që ka gjak. Janë 5 jetë, janë 5 lule. Ishte djalë shumë i lëvizshëm. Shkumbini ka fjetur shumë herë në shtëpinë time prej djalit tim. Ndoshta me djalin tim nuk flas 24 orë se e kam në kurbet dhe Shkumbini më ka thënë të bëjmë bashkëpunim. Nuk pushonte. Me vrap në Kosovë e Maqedoni. Atë natë po kthehej nga një eveniment.
Është tragjedi e madhe. E ka përdorur mbiemrin se ka pasur lidhje shumë shpirtërore me gjyshin. Ai ishte shumë i lidhur me gjyshin. Ndoshta ishte e shkruar, ndoshta ishte fati i keq që i kishte rezervuar jeta. Unë lus zotin me shpirt që familja e tij të gjej forcë për të përballuar këtë dhimbje kaq të madhe. E kam një mesazh për të gjithë të rinjtë, kam 2 djem. Edhe unë e pi një gotë raki, por duhet kujdes në timon, në këto dreq hekura, jo shpejtësi, ne e dimë që shteti ka difekte pa fund, rrugët e Shqipërisë po lahen me gjak. Përveç mediave, a ka njeri në këtë shtet që mban përgjegjësi e flet pse kanë vdekur? Merrni masa.
Top Channel