“Kishte në plan të martohej”/ Shoku i këngëtarit që humbi jetën në aksident: La dy projekte në mes

07/03/2022 13:28

Endrit Baci, shoku i 20-vjeçarit Shkumbin Brati që humbi jetën në një aksident tragjik së bashku me 4 të tjerë në Fushë-Krujë, ka treguar komunikimin e fundit me viktimën.

Në një lidhje direkte me “Shqipëria Live”, Baci tregoi se do të shkonte dhe ai në festë, por një telefonatë në moment të fundit, i shpëtoi atij jetën duke mos shkuar në Shënkoll.

Ai ka treguar se momenti i fundit që ka komunikuar me këngëtarin, ka qenë për një projekt muzikor, të cilën tashmë e ka lënë në mes. Baci tregoi se ata kanë pasur së bashku dy këngë në plan, por aksidenti i preu ëndrrat në mes.

Shoku tregoi se Shkumbini dhe Almeina kishin plane për martesë, madje tha se i riu punonte çdo ditë për dasmën.

Endrit Baci: Para se të vazhdonte punën te muzika kam komunikuar me të, para se të këndonte. Isha dhe unë i ftuar por ishte shkruar nga zoti të mos shkoja fare.Un u nisa duke shkuar, më doli një punë dhe nuk shkova. Festa zhvillohej në Shënkoll. Plani ishte që të ktheheshin në shtëpi. Ishin drejtuar për në Tiranë. Pata komuniku se e patëm një takim te studio, por paska qenë e shkruar që të mos takoheshim. Kur e mora vësh lajmin kam qenë në gjumë, më telefonuan më thanë ka vdekur Shkumbini dhe kolegu tjetër, por për fat të keq nuk ishte ëndërr.

Gazetarja: Gjatë festës nuk patë komunikim?

Endrit Baci: Artanin e njihja dhe Rudinën, dhe çiftin.

Gazetari: E donte shpejtësinë Artani?

Endrit Baci: Me thënë të drejtën jo, mesa kam dëgjuar un e ka pasur fajin automjeti tjetër.

Gazetarja: Shkumbimi është djali i një këngëtari, i shprehim ngushëllimet. Njihej dhe thirrej nëpër festa apo jo për të kënduar?

Endrit Baci: Donte të martohej dhe të arrinte suksese. Ka qen person shumë i mirë dhe ka pranuar të më ndihmojë pa pik problemi fare.

Gazetari: Çfarë planesh kishin ata të dy?

Endrit Baci: Shkumbimi punonte çdo ditë për dasmën e tij.

Gazetari: Cili ishtë projekti që do të bënit të dy bashkë?

Endrit Baci: Patëm një këngë “Has-Tropojë” , kishim lënë të bënim dhe një këngë kurbeti. Tekstin ma ka shkruar Shkumbini për punë 15 minutash në një lokal.

Gazetari: Do ta këndosh vetë këtë këngë në kujtim të tij?

Endrit Baci: Do e këndoj vetë.

Top Channel