Ish-kreu i PD-së, Sali Berisha tha se Lulzim Basha është paterica e kreut të Meduzës , duke nënkuptuar kryeministrin Edi Rama, shpall çdo humbje fitore.

“Shkodra është simbol i frymëzimit të të gjithë popullit opozitar, ajo mbetet e pamposhtur në vizionin e saj perëndimor dhe kombëtar, kam një falënderim të veçantë për të gjithë ata demokratë dhe anëtarë, LSI dhe PDK që u angazhuan në këtë fushatë.  Mirënjohje për ata që numëruan mbrëmë.  Natyrisht rezultati u arrit në kushtet më të jashtëzakonshme pasi PD u përball në këto zgjedhje jo vetëm me kreun e Meduzës, por edhe me patericën e tij, me shtojcën e tij Lulzim Bravën i cili sot është demokrati i vetëm në Shqipëri që ndihet se nuk humbet dhe nuk ka humbur. Ai i ka dhënë një zgjidhje problemit duke shpallur çdo humbje fitore. Këto zgjedhje janë kushtrimi më i fuqishëm që të bashkohemi. Populli opozitar votoi opozitën të bashkohemi rreth PD dhe të vijojmë që fitoren e Shkodrës. në ditët në vijim do të njihemi me hapat tonë”, tha Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA