Arrestohet 44-vjeçari në Shkodër, po i jepte makinës në gjendje të dehur, çfarë i gjeti policia

07/03/2022 12:46

Një 44-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Shkodrës pasi u kap me armë zjarri në automjetin që e drejtonte në gjendje të dehur.

Në kuadër të operacionit të koduar “Last trip”, u arrestua në flagrancë shtetasi A. B., 44 vjeç, banues në Koplik, Malësi e Madhe, i cili pas kryerjes së alkooltestit rezultoi se drejtonte mjetin “Volkswagen”, në gjendje të dehur, në masën 0.93 mg/l.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë me fishek në fole, si dhe disa fishekë të tjerë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Top Channel