135-vjetori i shkollës së parë shqipe/ Arsimtarë e nxënës festuan 7-Marsin

07/03/2022 15:35

Rreth 40 mijë punonjës të sistemit parauniversitar dhe universitar në vend festojnë sot 7 Marsin, ditën e mësuesit, që përkon me 135-vjetorin e çeljes së Shkollës së Parë Shqipe, në Korçë.

7 Marsi kujton dhe vlerëson mësuesit për përkushtimin e tyre në mësimdhënie dhe përgatitjen e brezave të rinj.

“Unë jam në klasën e pestë dhe do të ndahem nga mësuesja në fund të këtij viti, pasi do të kaloj në 9-vjeçare. Mësueses sime Arjola Dilaveri, unë i them se je mësuesja më e mirë, dhe i uroj një brez tjetër të mbarë.”

“Figura e mësuesit sot është ulur shumë. Flas për anën monetare. Çfarë feste është kjo. Për mua si mësuese me përvojë 37 vjeçare është një ditë e zakonshme.”

“Djali im është shumë i kënaqur me mësuesen që ka. Tani është në klasën e pestë. Mësuese Monda gëzuar 7 Marsin!”

“Unë jam një gjysh. Mësuesin tim të parë e kujtoj shumë mirë. Quhej Hysen. Falë mësuesve, fëmijët tanë e kaluan periudhën e vështirë të pandemisë.”

“Motori i shoqërisë është shkolla, arsimi. Të paktën në këto 20 vite, e ka humbur rëndësinë e saj.”

“Jemi në klasën e pestë dhe për 5 vjet mësuesja jonë na ka mësuar, është kujdesur për në si një nënë e dytë.

“Ajo që bëni ju si media dhe gjithë mësuesit, në këtë vend, nuk e bën asnjë pushtet.

“Zyshën time e quajnë Irma dhe unë i uroj asaj 7-8 Marsin dhe të jetë e lumtur.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA