Çudira në Lushnjë/ Banorët krijojnë kutinë e fshehtë të votimit me dollap e çarçaf
06/03/2022 18:43
Qendra e votimit në fshatin Zhamë të Lushnjës tregon vullnetin e madh të banorëve për të votuar.
Në pamundësi të të pasurit një dhomë normale votimi, ata e kanë krijuar vetë një të tillë. Ata kanë marrë dollap e carcaf nga shtëpia e tyre.
E çuditshme në fakt, kur në të njëjtën ditë flasim për procesin e identifikimit elektronik në zona të tjera.
“Rruga për të shikuar atje ishte tepër e vështirë, pasi hymë brenda na ra në sy dhoma e fshehtë e votimit, e cila ishte e çuditshme, improvizimi i kutisë së fshehtë ishte një tavolinë me një dollap, për të kryer procesin dhe e mbuluar me çarçaf”, tha gazetarja e Top Channel, Kristi Gongo.
Top Channel