Zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, Balla: Qeveria e mbajti fjalën për naftën pa taksa dhe me skemat mbështetëse për bujqësinë dhe blegtorinë

04/03/2022 14:18

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit Taulant Balla i shoqëruar nga deputeti Erion Braçe dhe kandidatja për kryetare bashkie Eriselda Sefa zhvilluan një takim me banorët e Njësisë Administrative Bubullimë në Lushnje.

Në fjalën e tij Balla theksoi se me kandidaturën e Eriselda Sefës Partia Socialiste ka bërë zgjedhjen më rë mirë, sepse ajo është e vetmja që njeh problemet dhe jep zgjidhjen për problemet e bashkisë Lushnje.

“Eriselda ka mbështetjen e fuqishme të Edi Ramës dhe Partisë Socialiste dhe jemi këtu për të çuar një ‘bubullimë’ votash të gjithë politikanëve të cilët e kërkojnë votën për të zgjidhur hallet e tyre, jo për hallet e popullit. Ashtu si ne mbajtëm fjalën për naftën pa taksa për ju dhe me skemat mbështetëse për bujqësinë të cilat rikuperojnë hallet e ngritura nga ju.

Eriselda është, një vajzë që i ka ngjitur shkallët e karrierës hap pas hapi dhe di ta bëjë shum,ë mirë administratoren e Bashkisë dhe di shumë mirë të komunikojë me njerëzit. Ne të Partisë Socialiste nuk jemi më të mirët, por ama ata të tjerët as që nuk na afrohen qoftë për lidership, qoftë për ekip, qoftë për program, ndaj të bëjmë bashkë në 6 mars Eriseldën dhe Edi Ramën në mënyrë që hallet e Bubullimës dhe të Bashkisë Lushnje të marrin zgjidhjen që kërkojnë.”

Në fjalën e saj kandidatja për kryetare bashkie Sefa falënderoi banorët e kësaj njësie për mbështetjen që i kanë dhënë në gjithë vitet e punës së saj dhe disa prej punëve dhe ju kërkoi këtë herë votëbesimin e tyre më 6-mars për të qenë këtë herë Kryetarja e Bashkisë Lushnje ku do të kenë një der të hapur për problemet e tyre ju vetëm kjo Njësi por të gjithë qytetarët e Bashkisë Lushnje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA