Dita e sotme ka nisur me vranësira që shoqërohen me reshje të pakta dhe të izoluara shiu në ultësirën perëndimore. Ndërsa në zonat malore do të kemi reshje të pakta dëbore.
Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 8°C në zonat malore, 4 deri në 13 në zonat e ulëta dhe 7 deri në 14 në zonat bregdetare. Era do të fryjë nga drejtimi Lindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.
Në Kosovë, pjesa e parë e ditës do të jetë në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke sjell kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash.
Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit për qytetet kryesore të vendit, Kosovës dhe botës.
Top Channel