
“Kishim një kerkesë për transferimin e 12 QV. Ne fakt ligji nuk e lejon pasi janë mbi 50 km larg, por nuk kemi pasur as konsensusin e partive politike. Më problem janë zona e Shalës dhe Pultit te mbuluara nga bora, ndërkohë është hapur për në Bogë dhe Theth”.
Procesi në Bashkitë e tjera ka vijuar normalisht, ku më e privilegjuara duket se është Vora, njësi në të cilën rezultati do të dalë brenda 60 minutash nga mbyllja e votimeve. Por për Komisionerin Celibashi, teknologjia nuk është shkopi magjik që zgjidh të gjitha hallet elektorale shqiptare.
“Teknologjia është e mirë, ka koston si disavantazh, por nuk heq fenomene si shitblerja e votës”.
KQZ njoftoi se qeveria i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së saj për shtyrjen e afatit të dokumenteve biometrike të identifikimit që skadonin përpara datës 6 mars.
Top Channel