Lushnje/ Prej 3 ditësh, në rezervuarin Kasharaj ngrodhin peshqit. Peshkatarët akuzojnë fabrikat e vajit
04/03/2022 11:54
Në rezervuarin Kasharaj në periferi të Lushnjës prej 3 ditësh ngordhin peshqit.
Banorët dhe peshkatarët e zonës akuzojnë fabrikat e vajit si shkaktaret e kësaj katastrofe mjedisore duke hedhur mbetjet e ullirit në rezervuar.
Peshkatarët dhe administratori i i tij pohojnë se nuk kishte ndodhur asnjëherë një ndotje e tillë.
Administratori i këtij rezervuari thotë se do te bëjë kallëzim në polici për ndotësit.
Kjo është hera e parë që peshku ngordh në ujërat e rezervuarit Kasharaj që prej privatizimit të tij në 2007. Ndërsa fenomeni i njëjtë ndodh prej disa vitesh në kanalin e Myzeqesë.
Top Channel