Për shkak të infrastrukturës, Qendra e Paraburgimit në Gjilan u zgjodh nga Danimarka për transferimin e të burgosurve.
Hapësira prej tre hektarësh e funksionalizuar rreth 7 vjet më parë do të akomodojë të burgosurit danez, në rast se arrihet një marrëveshje.
Kapaciteti maksimal i kësaj qendre arrin deri në 300 të burgosur. Qelitë ku pritet të qëndrojnë të burgosurit e Danimarkës janë të ndryshme.
Deri në nënshkrim të marrëveshjes, këto hapësira i shfrytëzojnë kosovarët që kanë problem me ligjin, të cilët pas tre muajsh do të iu duhet të ua lirojnë vendin të burgosurve danez.
Përpos ndryshimeve në infrastrukturë, do të ketë ndryshime edhe në staf, që aktualisht është i ulët në numër. Sipas ministres së Drejtësisë, stafi menaxhues do të jetë danezë e pritet të shtohet numri.
Pagesat për stafin, mënyra e funksionimit, zbatueshmëria e ligjeve daneze, kosovare e ndërkombëtare janë disa prej pikave të marrëveshjes që ende nuk janë të ditura.
Por, synohet që kjo marrëveshje dhjetë vjeçare prej së cilës Kosova përfiton 210 milionë euro, të finalizohet në qershor të këtij viti.
Top Channel