“Zelensky po ruan veten apo vendin?”, eksperti shpjegon veprimet e tij

03/03/2022 19:48

Një ekspert ka realizuar në Shqipëria Live analizën psikologjike të liderit të Ukarainës, Volodymyr Zelenskyy i cili është rritur në një mjedis social dhe familje modest.

Ai është rritur nga dy prindër hebrenj ku i ati ishte profesor dhe drejtues i Departamentit të Kibernitikës në Universitetin Ekonomik në Ukrainë ndërsa e ëma inxhiniere.

Kjo i ka dhënë mundësinë të rritet me një kulturë të kultivuar.

Personaliteti dhe karakteri i tij është formuar në kushte të mira kjo gjë ka ndikuar në sjelljen e tij modeste.

Sipas ekspertit janë të paktë liderat që rrezikojnë jetën e tyre. Kjo gjë i ka dhënë veçanti në sytë e botës.

Rikujtojmë se Ukraina është sulmuar nga Rusia të enjten e kaluar duke shkaktuar mijëra viktima.

Pas sulmeve të Rusisë gjendja e Ukrainës është e vështirë, ndërsa presidenti Zelensky po përkrah popullin e tij në këto ditë të errëta.

Top Channel