Ekskluzive/ Zbulohet sa shqiptarë u dëbuan nga Britania e Madhe gjatë 12 muajve të fundit, kostoja 22.000 paundë për çdo të riatdhesuar
Katër persona janë arrestuar ne Tiranë dhe një tjetër është vënë nën hetim, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.
Policia bën me dije se u ndalua 36-vjeçari B.B., pasi në periudha të ndryshme kohore, me anë të mashtrimit, i ka marrë shtetasit B. L., 41 vjeç, një shumë të konsiderueshme parash.
Po ashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë ekzekutimin e vendimit penal për Naim Lulin, 58 vjeç, pasi nga dënimi me 14 vjet burgim që i caktuar Gjykata e Rrethit Gjygjësor Tiranë, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, i ka mbetur për të vuajtur edhe 1 vit burg.
Dy persona të tjerë u arrestuan, A. T., 44 vjeç dhe P. Gj., 29 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
Edhe një 57-vjeçar A.T., ra në pranga për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, si dhe u vu nën hetim E. V., 51 vjeçe, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi shtetasi A. T., duke drejtuar mjetin e tij, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin B. K. dhe pasagjer shtetasin Xh. Z., të cilët janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasja E. V., ka pohuar se mjetin e drejtonte ajo.
Top Channel