Nuk iu bind policisë sepse kishte kokainë në makinë/ Arrestohet 39-vjeçari, e pëson edhe pasagjeri

03/03/2022 11:23
Foto ilustruese

Një 39-vjeçar u arrestua nga policia Tiranë pasi akuzohet për katër vepra të ndryshme penale.

Policia bën me dijse se teksa 39-vjeçari drejtonte mjetin në mënyrë të parregullt, nuk iu bind urdhërit për të ndaluar.

Pasi u kap, gjatë kontrollit fizik policia i gjeti një sasi lënde të dyshuar si kokainë.

Nën hetim u mor edhe pasagjeri i mjetit, A.S., 42 vjeç, pasi akuzohet për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Po ashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë arrestuan 44-vjeçarin A. V., 44 vjeç, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, pasi duke drejtuar motomjetin e tij pa leje drejtimi, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar.

Top Channel