Foto ilustruese

Një 32-vjeçar është arrestuar këtë të enjte në Bulqizë pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur.

Shtetasi me iniciale F.T. dyshohet se ka kryer vepra  të turpshme ndaj një shtetase minorene, thuhet në njoftimin e policisë.

Ai do të hetohet nga Prokuroria e Dibrës për veprën penale“Veprime të turpshme”.

Top Channel