Në kërkim për vjedhje, hajduti në Tiranë zbuloi se po e ndiqte policia: Qëllon me armë zjarri dhe ia mbath

03/03/2022 12:31

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në Tiranë.

Pasi policia siguroi informacione për vendndodhjen e një personi në kërkim për vjedhje, janë vënë në ndjekje të tij.

Shtetasi në kërkim E. Ç., kur ka konstatuar se po ndiqej nga shërbimet e Policisë, ka qëlluar me armë zjarri dhe është larguar me shpejtësi.

Shërbimet e policisë vijojnë  krehjen e zonës për kapjen e shtetasit në kërkim që dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri.

Top Channel