Ndihma nga Tirana për Ukrainën/ Vendosen tre qendra ku po grumbullohen ndihmat

03/03/2022 15:21

Të shumë ishin qytetarët që sollën ndihma për popullin ukrainas që janë nën sulmet e vazhdueshme të Rusisë.

Ata shpresojnë që të ndihmojnë sadopak me kontributin e tyre në këto ditë të vështira që po përjeton Ukraina.

Kuriozitet shfaqën dhe kalimtarët që ndaluan për të marrë informacione.

Bashkia e Tiranës është bërë pjesë e nismës së ambasadës ukrainase në Tiranë për të mbledhur ndihma ku më së shumti nevojiten veshje e ushqime të konservuara për të rritur e fëmijë.

Fushata sensibilizuese do të vazhdojë deri më datë 14 mars dhe çdo qytetarë që dëshiron të bëhet pjesë mund të sjell ndihma në tre pikat e ngritura: pranë bashkisë së Tiranës, te bulevardi Dëshmorët e Kombit dhe tek liqeni.

Top Channel