“Kriminelja”, drama për gratë e dhunuara në teatrin ‘Bylis’ vjen me mesazh universal

03/03/2022 14:17

Një dramë për gratë e dhunuara shfaqet në prag të ditës ndërkombëtare të gruas në teatrin “Bylis” në Fier.

Bazuar mbi një vepër të autorit gjermani Feliks Mitherer e  shkruar në vitin 1995 drama vjen me mesazh universal dhe pa kohë edhe për shoqërinë shqiptare.

Ngjarjet zhvillohen në një burg, ku gruaja po kryen dënimin pasi ka qëlluar burrin e saj me thikë.

Pas vënies në skenë në teatër do të nisë një turne në burgjet e grave në Shqipëri.

 

Top Channel