Gjendet i vetëvarur 18-vjeçari në Devoll/ Arrestohet një shofer në Korçë që nuk iu bind policisë

03/03/2022 14:24

Një 18-vjeçar është gjetur i vetëvarur në një kasolle në fshatin Miras të Devollit.

Policia bën me dije se nga këqyra e trupit të viktimës E.M., nuk janë konstatuar shenja dhune.

Në Korçë është arrestuar në flagrancë një 37-vjeçar me iniciale I.N., pasi ka kryer një manovër të gabuar me mjet dhe në momentin e ndalimit, ka kundërshtuar punonjësit e policisë për kryerjen e alkooltestit.

Shoferi i mjetit tip “Nissan” akuzohet për veprat penale: “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Top Channel