Policia e Elbasanit ka arrestuar një shtetas dhe ka ndjekur penalisht 4 të tjerë për vepra të ndryshme penale.

Policia e Elbasanit ka arrestuar një shtetas dhe ka ndjekur penalisht 4 të tjerë për vepra të ndryshme penale.

Një 52-vjeçar me iniciale A.SH., banues në Xibrakë, është arrestuar në flagrancë për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij për motive të dobëta.

Po ashtu, Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan filloi procedimin penal për shtetasin A. B., 37 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin K. C.;

Një tjetër shtetas është ndjekur penalisht për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi u konstatua duke ndërtuar një objekt pa leje, në pronën e shtetasit G. B.; Ai është shetasi A. S., banues në Elbasan.

U ndoqën penalisht edhe shtetasit A. N., 51 vjeç dhe M. B., 42 vjeç, banues në Elbasan, nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, gjatë ushtrimit të detyrës.

 

Top Channel