
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga një krim makabër në Greqi, ku u vra familja shqiptare me 4 anëtarë.
Policia ka larguar pistën e vetëvrasjes ndërsa vijojnë kërkimet për autorin e dyshuar. Fillimisht u tha se krimi mund të ishte kryer nga shqiptari, me të cilin gruaja rumune ka qenë e martuar, por rezultoi se nuk kishte lidhje me krimin. Policia po vijon hetimet ndërsa dyshimet tashmë kanë rënë mbi pronarin e banesës ku jetonte çifti me fëmijët.
Dyshohet se janë ekzekutuar me pistoletë dy prindërit dhe më pas janë masakruar me thikë ose sëpatë. Një prej fëmijëve është i mbytur, tjetri është vrarë me thikë. Autori ka tentuar të fshehë trupat që janë gjetur brenda banesës.
Viktimat ishin mbështjellë me batanije dhe ishin lënë midis derës së sallonit e garazhit pasi pritej që autori t’i largonte, por mbetet e paqartë përse plani i autorit është lënë në mes.
I mbijetuar është vetëm fëmija 11 vjeç nga martesa e parë e gruas. Ai gjeti trupin e vëllait të tij në shtëpi dhe e nxori në rrugë duke kërkuar ndihmë.
Më pas kanë mbërritur ambulanca dhe policia ndërsa vijojnë hetimet për të mësuar rrethanat e ngjarjes së rëndë.
Top Channel