
Dy qytetarë të infektuar me Covid 19 kanë humbur jetën, ndërkohë që janë shënuar 95 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit të vendin tonë.
Nga 1.289 testime të kryera gjithsej, kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 37 qytetarë në Tiranë, 9 në Sarandë, 4 në Fier, 3 në Shkodër, Mirditë, Berat, Skrapar, 2 në Lezhë, Kurbin, Durrës, Rroskovec, Lushnjë, Vlorë, Gjirokastër, Devoll, Kolonjë, Gramsh, 1 në Kukës, Has, Tropojë, Kamzë, Patos, Divjakë, Mallakastër, Delvinë, Përmet, Tepelenë, Kuçovë, Poliçan, Elbasan.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë 1.747 pacientë aktivë me Covid 19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet Covid po marrin trajtim 45 pacientë, nga të cilët 7 janë në gjendje më të rënduar. Viktimat janë një qytetar nga Tirana 64-vjeç dhe një qytetar nga Shkodra 84-vjeç.
Ndërkohë, janë shëruar 396 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 266,697 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar.
Statistika (03 Mars 2022)
Raste të reja ditore 95
Të shëruar në 24 orë 396
Të shtruar në spitale 45
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 1,289
Testime totale 1,748,195
Raste pozitive 271,920
Raste të shëruara 266,697
Raste Aktive 1,747
Humbje jete 3,476
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 493
Fier 265
Elbasan 166
Vlorë 149
Lezhë 182
Kukës 114
Berat 104
Shkodër 91
Durrës 75
Gjirokastër 58
Korçë 43
Dibër 7
Top Channel