Çfarë ndodhi orët e fundit në Fier: Arrestohet një person, shpallet në kërkim një tjetër

03/03/2022 13:50

Një 44-vjeçar i identifikuar me inicialet F.Rr., banues në Fier është arrestuar nga policia pasi duke drejtuar automjetin tip “Peugeot”, në gjendje të dehur, është përfshirë në një aksident me disa mjete të tjera, duke shkaktuar dëme materiale.

Ndërsa një 43-vjeçar i identifikuar si E.T., u shpall në kërkim për veprat penale “Kanosja” dhe “Shkatërrimi i pronës” pasi në fshatin Sheqishtë, Patos, për motive të dobëta, dyshohet se ka kanosur me sende të forta V. B., 56 vjeç, si dhe i ka dëmtuar automjetin atij.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve u proceduan penalisht për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje” shtetasit A. B., 33 vjeç dhe A. L., 46 vjeç, pasi për motive të dobëta janë konfliktuar me grushte me njëri-tjetrin.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel