Ceferin per Superligën: Në fillim përdorën pandeminë, tani përdorin luftën

03/03/2022 14:45

Lajmi për një tentativë për të rilancuar Superligën nga ana e Realit të Madridit, Barcelonës dhe Juventusit është komentuar së fundmi nga Presidenti i Uefa-s Alexander Ceferin, që zgjodhi mënyrën e tij për të paralajmëruar klubet teksa u shpreh.

“Klubet janë të lira të krijojnë një turne të tyrin, por të mos presin që të garojnë edhe në kompeticionet e Uefa-s. Përdorën një pandemi, dhe tani po përdorin një luftë”, – deklaroi Presidenti i uefa,s gjatë “Busines of Football Summit” të organizuar nga Financial Times.

Ceferin më pas foli edhe për konseguencat e pushtimit rus të Ukrainës dhe për vendimet e mara nga bota e futbollit teksa deklaroi, “Askush nuk e priste një luftë në mes të europës. Edhe ne si Uefa po lëvizim, kam qenë në telefon për 48 orë me lojtarë dhe trajnerë për ti ndihmuar që të largohen nga Ukraina.

Ju kam kërkuar ndihmë qeverive, por s’mund të bënin asgjë pasi askush nuk mund të garantonte sigurinë e personave. Është e vështirë të shpjegosh se sa të vështira kanë qenë bisedat. Një nga lojtarët që ka lënë Ukrainën erdhi drejt e në shtëpinë time. Duhet të punojmë shumë që edhe në të bëjmë pjesën tonë”.

Top Channel