Bolino zbërthen me 3 argumenta përshkallëzimin e situatës në Ukrainë dhe lëvizjet e Putinit

03/03/2022 23:00

Analisti Karlo Bolino, në një intervistë për “Open” tha se objektivi i parë i këtij sulmi është bashkimi i Krimesë me Donbas, një zonë të pavarur midis Ukrainës dhe Rusisë.

Sipas analistit, frika më e madhe e Rusisë është imazhi ndërkombëtar, por fakti që sot Vladimir Putin ka folur pavarësisht mënyrës, është pozititve për të dyja vendet.

“Deri tani duket që po ia arrin rezultatet, normalisht akoma nuk është përfunduar si aksion luftarak. Rusia parashikoi ta mbante luftën dy javë, por akoma nuk ia ka arritur qëllimit. Ajo ka frikë nga efekti i imazhit kombëtar. Fakti që sot ka folur ka treguar një kujdes për të ulur tensionin midis vendeve. Fakti që sot i ka folur megjithëse me tone agresive, ai ka folur dhe flota ndikohet nga kjo gjë. Ky është një kujdes për ulje tensionesh”, u shpreh analisti.

Ukraina u sulmua nga Rusia të enjten e kaluar. Deri më sot, kur lufta ka arritur në ditën e tetë, viktima të shumta numërohen si në palën ruse dhe atë ukrainase.

Deri më tani janë zhvilluar dy mbledhje për të arritur në një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës që po zhvillohet. Në seancën e parë, nuk u arrit në një kompromis, ndërsa mbledhja e zhvilluar ditën e sotme ishte më shpresdhënëse.

Top Channel