“Benz-i” përplas këmbësorin në Lezhë, dërgohet me urgjencë në spital

03/03/2022 18:01

Një shtetas ka mbetur i plagosur këtë të enjte pasdite në Lezhë, pasi është përplasur nga një makinë.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Ishull Lezhë. Mjeti tip “Benz” ka goditur këmbësorin Anton Haxhia, i cili është dërguar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Lezhës.

Nuk dihet nëse ka qenë drejtimi i gabuar i makinës nga ana e shoferit të “Benz-it” apo kalim i gabuar i Haxhias që ka shkaktuar aksidentin. Nga grupi hetimor që ndodhet në vendngjarje pritet detaje të tjera në vijim.

 

 

Top Channel