Gjashtë persona kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit për vepra të ndryshme penale.

Një 19-vjeçar i identifikuar me incialet A.M., banues në fshatin Kullë, Durrës u arrestua pasi nëpërmjet kanosjes dhe shantazhit, i ka marrë një shumë parash, një shtetaseje të mitur. Gjithashtu, nëpërmjet mashtrimit kompjuterik, ka përfituar një shumë parash nga dy shtetas të tjerë të mitur

Ai akuzohet për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Mashtrimi kompjuterik”.

Ndërsa një 65-vjeçar i identifikuar me inicialet F.P., së bashku me një 38-vjeçar të identifikuar me inicialet R.P., banues në Durrës u arrestuan pasi kanë ushtruar dhunë fizike ndaj nipit të tyre.

Ndër të tjera, specialistët e Qarkullimit Rrugor u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i  automjeteve në mënyrë të parregullt” shtetasit M. D., 26 vjeç, B. K., 62 vjeç dhe K. H., 41 vjeç, banues në Durrës, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel