Foto ilustruese

Policia ka dhënë detajet e aksidentit tragjik në Durrës, ku një 22-vjeçar i identifikuar me inicialet I.K., përplasi dy këmbësore në aksin rrugor Qerret-Katund i Ri.

I riu ishte në gjendje të dehur kur u përplas me një automjet tjetër me drejtues shtetasin A. D., 38 vjeç. Për pasojë, u aksidentuan dy këmbësore, F. K., 18 vjeçe, banuese në Durrës, e cila ka humbur jetën në vendngjarje, dhe një 13 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë 22-vjeçari është arrestuar nga policia dhe akuzohet për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Top Channel