Autoritetet thonë se disa zona të Kharkivit, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës vijojnë të jenë në shenjëstër të sulmeve me raketa dhe bombardimeve. Edhe mëngjesin e sotëm pati sulme të forcave ruse ndërsa zjarrfikëset po përpiqen të shuajnë flakët në godinat e përfshirë nga zjarri.
“Si rezultat i goditjes së raketave të armikut, ndërtesat administrative u shembën nga zjarret”, thanë shërbimet rajonale të urgjencës.
Të paktën 4 persona janë vrarë dhe 9 të tjerë janë plagosur, ndërkohë që 10 janë shpëtuar nga rrënojat.
Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës ka mbërritur në ditën e shtatë të saj, duke kapërcyer tashmë në një fazë të re. Ditën e sotme pritet të mbahet takimi i dytë mes delegacioneve të Rusisë dhe Ukrainës në mënyrë që të ketë negociata për t’i dhënë fund luftës. Të hënën u mbajt takimi i parë që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë. Raundi i parë i bisedimeve u zhvillua në kufirin bjellorus që zgjati rreth 5 orë, por nuk solli asnjë ndryshim për situatën në Ukrainë.
Top Channel