Gjatë ditës së sotme, moti do të jetë i qëndrueshëm në të gjithë territorin e vendit. Një ditë më parë, në verilindje dhe juglindje kishte reshje dëbore, ndërsa sot do të ketë rritje të temperaturave.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku variojnë: në zonat malore, nga -3°C në 5°C, në zonat e ulëta nga 2°C në 10°C dhe në zonat bregdetare nga 4°C në 10°C. Vihet re se në qytetin e Ersekës, temperatura minimale është -5 gradë celsius ndërsa maksimalja arrin në 2°C.

Era do të fryjë nga drejtimi verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.

Republika e Kosovës do të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të shpeshta të vranësirave. Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit për qytetet kryesore të vendit, Kosovës dhe botës.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel