Arrestohen 2 persona në Korçë, një tjetër procedohen penalisht. Ja për çfarë akuzohen

02/03/2022 14:29

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Korçës për vepra të ndryshme penale, ndërsa një tjetër është proceduar penalisht.

Ditën e djeshme, 32-vjeçari i identifikuar me inicialet D. S., u vu në pranga pasi ishte duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, në lagjen nr. 1, Korçë, kur u përfshi në një aksident me dëme materiale.

Ai refuzonte të kryente testin e alkoolit dhe i kundërshtoi punonjësit e policisë gjatë shoqërimit të tij për në Komisariat. Gjithashtu 32-vjeçari, i ka ofruar oficerit të policisë rrugore 7000 lekë, me qëllim shmangien e kryerjes së alkooltestit.

Ndërsa A. C., 47 vjeç, është proceduar penalisht pasi ka kryer veprime që pengonin zbulimin e së vërtetës, duke deklaruar se ishte ai në drejtimin e mjetit tip “Fiat”, në momentin e aksidentit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Ndërsa një 62-vjeçar i identifikuar me inicialet A.B., banues në Korcë është arrestuar pasi në lagjen nr.13, Korçë, ka kanosur me thikë shtetasin A. K., 30 vjeç, banues në Korçë. Ai akuzohet për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA