Prishjet në zonën e “5 majit”, vazhdojnë këtë të martë, ku 12 godina janë pjesë e aksionit të radhës.
Ndryshe nga javët e kaluara nuk pati kundërshtime apo rezistencë nga ana e banorëve.
Që prej mëngjesit efektivët e policisë ashtu dhe punonjësit e IMT-së rrethuan zonën për të nisur me procesin e shembjes.
Edhe pse një pjesë e banorëve nuk e kanë pranuar marrëveshjen e ofruar nga bashkia e Tiranës, nuk kanë zgjedhur që të bëjnë rezistencë ndaj dhe procesi vijoi i qetë.
Jo të gjitha godinat e planifikuara u shembën të martën. Një nga objektet 6 katëshe u la për aksionin e ditëve në vijim.
Shembjet në zonën e 5 majit po kryhen për t’i hapur rrugë projektit të rindërtimit. Banorët që preken do të marrin dëmshpërblim të plotë përmes shkëmbimit me shtëpi në godinat e reja që do të ndërtohen, me të njëjtat metra2 që disponojnë.
Top Channel