Lufta në Ukrainë është kryefjala e bisedave në çdo vend të botës, në çdo media e rrjet social. Konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës ka tërhequr vëmendjen jo vetëm e të rriturve, e të rinjve, adoleshentëve si edhe të fëmijëve.

Por veç shqetësimit, ankthit për situatën e krijuar, prindërit kanë mëdyshje: A duhet t’I flas fëmijës sime për luftën?

Në kushtet që ndodhemi, psikologët tregojnë se është e pamundur të shmangim këtë çështje. Por shpjegimi duhet të bëhet në mënyrë të kujdesshme.

Në rrjete sociale, veçanërisht në Tik Tok që është një platformë pa filtra e përdorur shumë prej fëmijëve sheh pafund video, foto të dhunës në luftë, pyetje të tyre e madje ata pozicionohen edhe në krah të njërit politikan ose tjetrit.

Top Channel