Vëmendja botërore është fokusuar tek konflikti midis Rusisë dhe Ukrainës dhe pasojat që sjell në ekonominë e çdo vendi.

Ekonomia ka pësuar tronditje që prej ditës së parë të luftës Rusi-Ukrain, ndërsa çmimet  janë rritur edhe më shumë

I ftuar në studion e emisionit “Top Talk” në Top Channel, zv. Ministri i Financave, Besart Kadia tregoi se çfarë do të ndodhë me Shqipërinë gjatë kësaj periudhe të vështirë për të gjithë botë.

“Ajo çfarë po vihet re është që do të kemi goditje për çmimet e naftës, drithërave dhe gazit . Kjo vjen pas goditjes së parë në shtator dhe goditja e dytë po merret tani në rang ndërkombëtar. Gjysma thuajse e drithërave vinte nga Rusia dhe pas situatës kemi bërë mbledhje me Ministrinë e Financës për të parë skenarët e mundshëm. Jemi  duke monitoruar çmimet dhe mendoj që jemi akoma në hapat e parë për të kuptuar impaktin që do të ketë“, u shpreh zv. ministri i financave Besart Kadia.

Një pjesë e mirë e  importeve sigurohen nga Rusia duke e bërë atë një ndër furnizuesit kryesorë të vendit tonë.

Ai u shpreh se ka filluar vëzhgimi i tregjeve të tjera për të arritur sigurimin e produkteve të nevojshme.

“Nuk ka vend për panik. Çmimet do variojnë sipas rangut botëror”, ishin fjalët e zv. ministrit duke iu drejtuar qytetarëve.

Top Channel