Sulmi ajror, pilotët ukrainas rrëzojnë dy avionë rusë

01/03/2022 10:16

Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, Valery Zaluzhny publikoi pamjet së ekuipazheve Bayraktar TB2, të cilat goditën tre objektiva: një tank armik dhe dy sisteme raketore anti-ajrore BUK.

Zaluzhny raporton se ditën e djeshme, gjatë një sulmi ajror nga pushtuesit në Vasilkov dhe Brovary, pilotët ukrainas kapën dhe rrëzuan dy avionë rusë.

Ndër të tjera, forcat Ajrore rrëzuan pesë avionë luftarakë më 28 shkurt. Sipas të dhënave paraprake, këto janë Su-30 dhe Su-35.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA