“Doja të dija si kishte pikturuar me atë sinqeritetin kur ishte fëmijë”/ Seleksionuesi i sendeve të vjetra flet për pikturat e Edi Ramës në moshën 5-vjeçare

01/03/2022 19:24

Eros Hoxha seleksionues i sendeve të vjetra por në profesion jurist, tregoi për “Shqipëria Live” se si i kishin rënë në dorë vizatimet e kryeministrit Edi Rama të realizuara në moshën 5-vjeçare.

Ka qenë viti 2012 ku kam rënë në dijeni të disa pikturave të Edi Ramës, kur kishte qenë i vogël dhe natyrisht përveç kuriozitetit për t‘i parë, ishte edhe ajo, atëherë nuk ishte bërë kryeministër po ishte kryetarë i Partisë Socialiste po përveç asaj anës politike që ishte dominues i politikës në atë kohë. Doja të dija si kishte pikturuar Edi me atë sinqeritetin kur kishte qenë fëmije dhe kur i pashw në fakt u emocionova” , u shpreh Eros Hoxha.

Ai tregoi se kostoja e pikturave si fillim ka qenë e lartë dhe nuk mund t‘i merrte dhe pas 4 vitesh ishin bërë të tijat.

Top Channel