“Do të vras po tregove”/ Rrëfimi tronditës i 34-vjeçares nga Roskoveci: Daja i deputetes Zegjine Çaushi më rrëmbeu dhe përdhunoi, më premtoi punë se njihte shefat 40 drejtues mjetesh janë gjobitur gjatë javës që lamë pas në Tiranë, pasi janë kapur duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.
Policia njofton se këta shoferë kanë qenë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi, për largim nga vendi i aksidentit apo për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, veprime që rrezikojnë jetën e tyre dhe qytetarëve përreth.
Katër shoferë janë kapur duke përdorur telefonin gjatë drejtimit të mjetit apo pa vendosur rripin e sigurimit, të cilët për t’i shpëtuar masës administrative kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë, duke iu ofruar shuma lekësh.
Një 21-vjeçar që ka përplasur një shtetase dhe më pas është larguar nga vendgjarja ka rënë në pranga. Sipas policisë, shtetasi me iniciale R.P. duke kryer parakalim të gabuar në zonën e Paskuqanit dhe me shpejtësi tej normave të lejuara plagosi 44-vjeçaren me iniciale D. E.
Gjatë javës janë pezulluar 201 leje drejtimi, të ndara sipas shkeljeve:
35 për “Drejtimi i mjetit nën ndikimin e alkoolit”,
150 për “Kufizimet e shpejtësisë”,
16 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Janë tërhequr 19 palë targa të modifikuara, që nuk i përkisnin mjetit ose ishin të ç’regjistruara në vendet e origjinës; janë bllokuar 26 mjete, për mungesë dokumentacioni.
Janë vendosur 6352 masa administrative, me një mesatare 906 masa të vendosura në ditë, konkretisht:
– 89 masa për drejtim mjeti nën ndikimin e pijeve alkoolike
– 93 masa për mosrregullim të shpejtësisë/gara shpejtësie;
– 166 për xhama të zinj;
– 206 masa për parakalime të gabuara;
– 760 masa për përdorim të aparatit të celularit gjatë drejtimit të mjetit;
– 583 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit, nga këto 34 pasi pasagjerët nuk kishin vendosur rripin e sigurimit;
– 132 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;
– 2809 masa për qëndrim/pushim të gabuar të mjetit;
– 55 masa administrative për mungesë siguracioni;
– 1459 masa për shkelje të ndryshme.
Top Channel