Një 19-vjeçar është proceduar penalisht këtë të martë në Sarandë, pasi ka ofenduar me fjalë dhe ka shtyrë më forcë një punonjës policie.

Kallëzimin për të riun e ka bërë vetë polici 22-vjeçar me inicialet G.L., i cili është shtyrë gjatë ushtrimit të detyrës.

I riu A.S., akuzohet për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një funksion publik”.

Po ashtu, penalisht u procedua edhe një 41-vjeçar në Selencë, i cili akuzohet se ka kanosur për jetën 48-vjeçarin I. D.

Top Channel