Moti i keq në Korçë/ Rrëzohen shtyllat e tensionit të lartë në aksin nacional Korçë-Bilisht, dhjetëra fshatra pa energji

28/02/2022 09:56

Shtyllat e tensionit të lartë përgjatë aksit nacional Korçë-Bilisht janë rrëzuar për shkak të motit të keq, që ka mbizotëruar gjatë natës në juglindje.

Për shkak të erës së fortë që ka shoqëruar reshjet e borës gjatë ditës së djeshme, dhjetëra fshatra të tre bashkive Korçë, Maliq dhe Devoll, janë në errësirë totale. Pa energji janë edhe 11 fshatra të Pogradecit. Grupi i ekspertëve njofton se është në terren duke riparuar defektet.

Top Channel