Kontroll në burgun e Fierit, gjendet telefon brenda lavatriçes dhe një mjet prerës!

28/02/2022 12:07

Disa sende të paligjshme janë gjetur në burgun e Fierit, pas një kontrolli të ushtruar nga Forca Operacionale në IEVP Fier.

Kontrolli i befasishëm në godinën B të burgut të Fierit ka gjetur një mjet prerës rreth 15 cm të gjatë si dhe shtizë të përshtatur si mjet shpues.

Mësohet se kontrolli ka vijuar edhe në godinën e paraburgimit, ku në ambientet e përbashkëta, brenda lavatriçes është gjetur një telefon celular, “Nokia”.

Karikuesi i këtij telefoni u gjet në po të njëjtën godinë, në ambientet e dusheve.

Top Channel