“E kisha lënë shkollën e baletit, isha e ndrojtur”, Bora Zemani flet për eksperiencën si velinë në ‘Fiks Fare’

28/02/2022 10:58

Rrugëtimi i emisionit investigativ “Fiks Fare” ka qenë kryefjala e diskutimit tek “Ëndërrtjerrësit”. Të ftuar ishin bashkëpunëtorët që ndër vite kanë qenë pjesë e emisionit.

Mes tyre ishte edhe moderatorja e “Përputhen” Bora Zemani, e cila ka qenë velinë në Fiks Fare. Ajo tha se e vlerëson shumë këtë eksperiencë si një trampolinë për suksesin e saj, edhe pse nuk e gjente veten në rolin e velinës.

“Unë isha shumë e turpshme, shumë e ndrojtur dhe shumë e tërhequr. “Supermodel of Albania” ka qenë eksperienca ime e parë televizive, ndërkohë më pas ka qenë “Top Fest” dhe pastaj “Fiks fare”. Unë nuk është se isha shumë tipi i velinës. Nuk e gjeja shumë veten. E kisha lënë shkollën e baletit se nuk më pëlqente më. Nuk e shikoja veten shumë mirë dhe nuk e bëja dot këtë gjë. Mirëpo kur u dha kjo mundësi u gëzova shumë sepse është një trampolinë e madhe për punën në televizion”- ka rrëfyer ajo.

Top Channel