Deputetja ukrainase merr armët për të mbrojtur vendin: Nuk mund të më largojë një diktator i çmendur rus!

28/02/2022 11:13

Një deputete ukrainase ka vendosur t’i bashkohet ushtrisë në mbrojtje të vendit të saj kundër pushtimit rus.

Kira Rudik, kryetarja e partisë Zëri në parlamentin e Radës, është shprehur e bindur se do qëllonte me armë ushtarët rusë, nëse ata do të shkonin në shtëpinë e saj dhe se askush nuk mundet që ta largojë atë nga vendi.

Nuk kam asnjë plan të largohem. Ky është qyteti im, ky është vendi im dhe kam në plan ta mbroj atë për aq kohë sa të jetë e nevojshme. Nuk ka asnjë shans që ndonjë diktator i çmendur rus të mund të më largojë nga vendi ku jetoj dhe ku dua”, tha deputetja për BBC Radio Scotland.

Rudik është një nga vullnetarët e shumtë që kanë që kanë pranuar ofertën për t’u armatosur me forcat ushtarake që kërkojnë të forcojnë pozicionet kyçe.

Ne morëm pushkë në parlamentin ukrainas dhe për dy ditët e fundit isha duke u stërvitur për t’i përdorur ato, kështu që tani jam shumë e sigurt se do të isha në gjendje të qëlloja dikë nëse ai vinte në shtëpinë time,” tha ajo.

Deputetja parashikoi se pushtimi do të zgjaste nga 10 ditë deri në dy javë, për shkak të viktimave të larta, moralit të ulët dhe papërgatitjes së Rusisë për një konflikt të zgjatur.

Top Channel