Balla takim me banorët e Golemit në Lushnjë: Vota në 6 mars për Eriseldën, për të forcuar më shumë ekonominë bujqësore

28/02/2022 13:07

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit Taulant Balla zhvilloi një takim me banorët në Njësinë Administrative Golem në Lushnjë.

Në fjalën e tij Balla tha se qeveria shqiptare po ndihmon të gjithë fermerët dhe bujqit me skemën e mbështetjes në bujqësi dhe blegtori.

Çdo banor i zonës që merret me bujqësi dhe blegtori duhet të aplikojë në skemën mbështetëse që qeveria ka vendosur në dispozicion duke plotësuar kushtet e kërkuara në mënyrë që të gjithë të përfitojnë sidomos në naftën e ofruar nga qeveria pa akcizë.

Ajo ç’ka kërkoj është të mbështesim njëri-tjetrin në këtë situatë të vështirë ndaj duhet të përdorim të gjitha mekanizmat që qeveria ka vendosur për të mbështetur fshatin. Bashkë me Eriseldën do te jemi përballë punës për të mbështetur çdo familje. Mbështetja shumë e madhe e qeverisë është edhe në blegtori ndaj ju duhet ju të vini e të kërkoni atë çka ju takon.

Partia Socialiste i detyrohet shumë Golemit, sepse ka treguar një mbështetje të madhe për ne ndaj në 6-mars jam i sigurt që mbështetja juaj do të jetë edhe më e madhe për Eriseldën sepse është një grua, vajzë e ardhur nga strukturat e Partisë Socialiste e cila ka eksperiencën e nevojshme ku e tregoi që më vetëm 7 muaj ka shëruar shumë plagë nga e kaluara dhe ka vënë bashkinë në punë. Pas një viti jemi sërish përpara jush dhe koha do të tregojë se në fjalën do e mbajmë.

Këto zgjedhje duheshin thirrur me herët por erdhi momenti dhe po zhvillohen. Kërkojmë për Eriseldën një votë popullore në mënyrë që të vazhdojmë punët e përmendura dhe të vijmë përpara jush për të na kërkuar llogari mbi çdo qindarkë që do përdorim për ju. Partia Socialiste e Shqipërisë duhet të vazhdojë qeverisjen e vendit sepse nuk ka një forcë tjetër që ta konkurrojë në 3 gjëra: program, ekip dhe lidership”, deklaroi Balla.

Ndërsa kandidatja për kryetare bashkie Sefa, në fjalën e saj shprehu mirënjohjen për mbështetjen e madhe që kjo njësi ka treguar deri tani duke përmendur problemet që kjo njësi ka më premtimin që më votëbesimin e tyre më 6-mars këto probleme të marrin zgjidhje dhe qytetarët të marrin atë që meritojnë.

FOTO GALERI
3/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA