Një 52-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Kamzës pasi u kap me me armë në banesë.

Në kuadër të operacionit të koduar “Road Guard 3”, policia mori informacione “, se babai i një prej të arrestuarve mund të kishte armë zjarri.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 organizuan punën dhe ushtruan kontroll në banesën e 52-vjecarit të identifikuar me inicialet N. B., banues në Kamzë.

Gjatë kontrollit të banesës, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë  të lyer me graso dhe  futur në një kllëf lëkure, katër krëhëra dhe 173 fishekë luftarak.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N. B., 52 vjeç, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel