Arrestohen 3 persona nga policia e Gjirokastrës, kapen me emigrantë të paligjshëm në makina

28/02/2022 11:34

Policia e Gjirokastrës ka finalizuar me sukses dy operacione dhe ka vënë në pranga 3 persona për dhënien ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit.

Në bazë të informacioneve policore, kanë finalizuar me sukses operacionin policor “ROAD GUARD 2”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Ç. H., banues në Tepelenë.

Ai u kap në flagrancë, në aksin rrugor Tepelenë-Krahës, në afërsi të fshatit Qesarat, duke transportuar me automjetin e tij, 4 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet dhe dy aparate celulare.

Gjithashtu, pas një pune intensive hetimore, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “GUARD ROAD 3”, si rezultat i të cilët u arrestuan në flagrancë shtetasit M. H., 19 vjeç dhe E. B., 19 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tyre u bë pasi u kapën në flagrancë, në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, duke transportuar me automjetin e tyre, emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit.

Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet dhe dy aparate celulare.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel