Transportonin emigrantë të paligjshëm/ Arrestohet 32-vjeçari, në kërkim 1 tjetër

27/02/2022 17:03
Foto iluestru

Një shtetas është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi dyshohet se ndihmonin emigrantët e paligjshëm në vendin tonë.

32-vjeçari me iniciale O.I. ka rënë në prangat e policisë, pasi në aksin rrugor Tepelenë-Krahës u kap duke transportuar me automjetin e tij tre emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit.

Ndërsa 44-vjeçari me iniciale  L. R., 44 vjeç, banues në Përmet, nuk i është bindur urdhrit të efektivëve, për të ndaluar dhe e ka braktisur mjetin në aksin rural Gjirokastër-“Asim Zeneli”.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas po transportonte disa emigrantë të paligjshëm.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy automjetet dhe dy aparate celulare.

Dy të dyshuarit do të hetohen nga Prokuroria e Gjirokastrës, për veprat penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Top Channel